Arbëreshët: Rrugëtim nëpër damarët e shekujve
6. Maj 2024Shtatorja e Skënderbeut mbërrin në Itali
6. Gusht 2024Le të mbajmë gjithmonë në mendje dhe në zemër mësimet dhe vlerat që At Antonio Bellusci la pas
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të At Antonio Bellusci, një figurë e shquar dhe e dashur për të gjithë ne.
Antonio Bellusci ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në studimin, kultivimin e ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe traditës arbërore. Ai punoi pa u lodhur për të kultivuar, promovuar dhe mbrojtur trashëgiminë tonë të çmuar, duke bërë që të rinjtë dhe brezat e ardhshëm të mos harrojnë rrënjët e tyre. Puna dhe dedikimi i tij do të mbeten të gjalla në zemrat e të gjithëve që patën fatin ta njohin dhe të shohin përkushtimin e tij atdhetar. Ai do të kujtohet si një njeri i mirë, një model i vërtetë i vlerave kombëtare.
Ai e ka dashur shumë Kosovën, Shqipërinë dhe të gjitha trojet shqiptare. Gjatë luftës së Kosovës, At Bellusci ngriti zërin kundër gjenocidit që po ushtrohej nga forcat serbe kundër shqiptarëve, duke denoncuar krimet të cilat po ndodhnin në Kosovë e duke kërkuar drejtësi e paqe në një kohë të vështirë. Ai u angazhua me pasion për të mbrojtur të drejtat dhe dinjitetin e popullit shqiptar, duke demonstruar një ndjenjë të fortë solidariteti me popullin e Kosovës.
Shoqata «Hora e Skënderbeut» shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe gjithë atyre që ndjejnë dhimbjen për këtë humbjeje të madhe.
Në kujtim të At Antonio Bellusci, le të mbajmë gjithmonë në mendje dhe në zemër mësimet dhe vlerat që ai la pas.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për At Antonio Bellusci.