Takim me veprimtaren dhe diplomaten Shukrije Ramadani
2. Mars 2024“SKËNDERBEU NA BASHKON” do të jetë motoja e koncertit të 13 prillit 2024
18. Mars 2024Në lokalet e shoqatës “Bashkimi” në qytetin Uster të Zvicrës, u zhvillua një takim i disa shoqatave kulturore dhe ansambleve të cilat veprojnë në Zvicër. Ky takim u bë me iniciativë të shoqatës “Hora e Skënderbeut” dhe u bë në kuadër të sensibilizimit për mbështetjen e gjithanshme për vendosjen e shtatores së Gjergj Kastriotit Skënderbeut në Horën e Arbëreshëvet në Sicili të Italisë.
Shoqatat të cilat morën pjesë me përfaqësuesit e tyre ishin: Shoqata “Bashkimi” në Uster, SH.K.A. “Dardania” në Winterthur, Ansambli “Arbëresha” në Sirnach, Ansambli “Vatra” në Bülach, Shoqata “Gjergj Kastrioti në Bülach”, Studio “Aktrimi” dhe shoqata “Hora e Skënderbeut” në Zürich.
Ishte një atmosferë vëllazërore ku të gjitha shoqatat shprehën mbështetjen e pa rezervë për projektin e vendosjes së shtatores së Skënderbeut në Horën e Arbëreshëvet në Sicili, dhuratë kjo e të gjithë mërgimtarëve shqiptarë.
Në mbështetje të këtij projekti, do të mbahet një koncert sensibilizues më datën 13 prill të këtij viti. Të gjitha shoqatat shprehën gatishmërinë e tyre për të kontribuuar në realizimin e këtij koncerti. U ndanë detyra konkrete dhe u la hapësirë që të mund të marrin pjesë edhe shoqatat tjera të cilat më herët kanë shprehur gatishmërinë për të dhënë kontributin e tyre, për realizimin e projektit, por që në takimin e sotëm nuk kishin mundur të jenë prezentë për shkaqe objektive.
Takimi radhës do të mbahet më datën 17 mars në ora 10:00 në lokalet e shoqatës “Bashkimi”, Berchtoldstrasse 10, 8610 Uster. Ftohen edhe shoqatat tjera, të cilat nuk mund të ishin në takimin e sotëm, që të bëhen pjesë e këtij takimi të dytë.
Foto: Afrim Nevzadi