“Hora e Skënderbeut” bashkërendon aktivitetet me shoqatat tjera kulturore
1. Mars 2024Shoqatat shqiptare me aktivitet të përbashkët për shtatoren e Skënderbeut
3. Mars 2024Sot në Zürich, anëtarët e kryesisë së shoqatës “Hora e Skënderbeut”, zhvilluan një takim me veprimtaren dhe diplomaten Shukrije Ramadani. Shukrije Ramadani e cila njihet edhe si bashkëshortja e komandantit të shquar të UÇK-së, Heroit të Kosovës Agim Ramadani, është një humaniste dhe kontribuese e kulturës në mërgatë. Ajo shprehu admirimin e saj për projektin e vendosjes e shtatores së Skënderbeut në Horën e Arbëreshëvet, duke e vlerësuar si një projekt të rëndësishëm kombëtar.
Anëtarët e kryesisë së shoqatës “Hora e Skënderbeut” Ramadan Morina, Rexhep Rifati dhe Adnan Asllani i shpjeguan asaj, rrjedhat e punës së deritashme si dhe planet për të ardhmen, duke theksuar se shtatorja e Skënderbeut do të jetë një dhuratë nga mërgimtarët për arbëreshët, në shenjë mirënjohje për kontributin e tyre në ruajtjen e gjuhës, të kulturës e të traditës arbërore. U shpreh mendim i përbashkët se ky projekt, do t’i japë një shtytje më të madhe shkëmbimit kulturor me arbëreshët.