12. Shtator 2024

Realizim i suksesshëm i projektit për t’u dhuruar arbëreshëve të Italisë shtatoren e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut

Të dashur shqiptarë, Siç jeni informuar nga mediet në gjuhën shqipe, më 10 shtator 2023 u themelua Shoqata “Hora e Skënderbeut”. Qëllimi fillestar i kësaj shoqate […]
23. Gusht 2024

Me 30 gusht të gjitha rrugët çojnë në Hora e Arbëreshëve – Piana degli Albanesi!

Tashmë me qindra mërgimtarë dhe bashkëkombës nga trojet etnike , kanë prerë biletat për fluturime në drejtim të Palermos, për pjesëmarrje në manifestimin madhor kushtuar përurimit […]
16. Gusht 2024

Shtatorja e Skënderbeut përurohet me 30 gusht me një manifestim madhështor te Hora e Arbëreshëvet

Realizuesit e projektit të shtatores së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu: Shoqata “Hora e Skënderbeut“ dhe Bashkia e Horës së Arbëreshëvet (Piana degli Albanesi), në […]
 

Hora e Arbëreshëvet

Qyteti

Hora e Arbëreshëvet (Piana degli Albanesi) ndodhet në Sicili të Italisë, 25 kilometra në jug të qytetit Palermo. Ka rreth 6 500 banorë, të cilët pothuajse të gjithë flasin shqip. Në qytet ka një bibliotekë të pasur me tituj në shqip, kurse në shkollë mësohet edhe gjuha shqipe. Jeta kulturore është shumë e pasur dhe kultura arbëreshe/shqiptare ruhet me shumë fanatizëm.

Historia

Hora e Arbëreshëvet është themeluar më 30 gusht 1488. Komuniteti arbëresh i përket periudhës pas rënies së Shqipërisë nën robërinë osmane. Pikërisht 20 vjet pas vdekjes së Skënderbeut, shqiptarët e asaj kohe që u larguan nga Shqipëria, u vendosën pikërisht këtu, sikurse edhe në shumë vendbanime të tjera në Itali.

Diçka rreth nesh

 

Misioni i shoqatës “Hora e Skënderbeut” është vendosja e shtatores së Skënderbeut në qytetin Hora e Arbëreshëvet në Itali. Projekti i vendosjes së shtatores së punuar nga skulptori Gëzim Muriqi, është dhuratë për arbëreshët nga mërgimtarët shqiptarë të të gjitha anëve të botës. Mërgimtarët shqiptarë do ta financojnë këtë projekt në mënyrë krejt vullnetare, përmes një forme krejt transparente e në përputhje me ligjet e Zvicrës. Kjo dhuratë bëhet në shenjë mirënjohjeje për arbëreshët, të cilët kanë dhënë një kontribut të çmuar në ruajtjen e gjuhës, kulturës e traditës shqiptare ndër shekuj, si dhe është një kontribut i drejtpërdrejtë për ndërtimin e urave të shkëmbimit kulturor mes komunitetit arbëresh e pjesës tjetër të shqiptarëve, kudo që jetojnë ata.

Shoqata "Hora e Skënderbeut" është themeluar më 10 shtator 2023 dhe e ka selinë në Zvicër.