Koncert i madh me moton “Skënderbeu na bashkon”
8. Prill 2024Manifestimi “Skënderbeu na bashkon“ kulmoi në një spektakël masiv
17. Prill 2024Mbrëmë në Krines (Luzern) u mbajt koncerti i madh i shoqatave kulturore dhe ansambleve shqiptare në Zvicër. Programi i pasur i shoqatave, i artistëve të ndryshëm si dhe pjesëmarrja e personaliteteve të ndryshme i dha një peshë të veçantë këtij koncerti.
Koncerti i cili u mbajt me moton „Skënderbeu na bashkon“ ishte në mbështetje të projektit për vendosjen e shtatores së Gjergj Kastriotit Skënderbeut në Horën e Arbëreshëvet në Sicili. Kjo vepër artistike që është punuar nga skulptori Gëzim Muriqi, është dhuratë e mërgimtarëve shqiptarë për arbëreshët, në shenjë mirënjohje për ta, për ruajtjen e gjuhës, kulturës e traditës arbërore për më shumë se pesë shekuj, si dhe për kontributin e tyre gjatë luftës në Kosovë ku ata u dolën në krahë vëllezërve të tyre nga Kosova të cilët po përballeshin me politikën e gjenocidit të cilën e ushtronte shteti serb kundër shqiptarëve në Kosovë.
Shoqata „Hora e Skënderbeut“ falënderon të gjitha shoqatat kulturore, ansamblet e artistët e ndryshëm të cilët me shfaqjen e tyre i dhanë madhështi këtij koncerti të përbashkët.
Falënderojmë ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, z. Mustafa Nano, Konsullin e Republikës së Kosovës në Zürich, z. Vigan Berisha, Kryetarin e Qendrës „Gjenocodi në Kosovë – Plagë e Hapur“ z. Bardhyl Mahmuti, Bashkëkryetarin e Lidhjes së Arsimtarëve e Prindërve Shqiptarë në Zvicër z. Vaxhid Sejdiu, intelektualin e shquar, z. Bardhec Berisha e shumë personalitet tjera të shquara të cilat me prezencën e tyre nderuan organizatorët dhe projektin për vendosjen e shtatores së Skënderbeut si dhe ia shtuan madhështinë këtij koncerti.
Në veçanti e falënderojmë skulptorin Gëzim Muriqi, autor i shtatores së Skënderbeut, i cili kishte ardhur enkas nga Prishtina për t’u bërë pjesë e këtij koncerti.
Falënderojmë gjithë publikun i cili kishte mbushur sallën dhe kështu në këtë formë u bë pjesë e projektit të vendosjes së shtatores së Skënderbeut në Horën e Arbëreshëve.
Një falënderim të veçantë edhe për piktorët Arsim Berisha dhe Jeton Lleshi të cilët dhuruan pikturat e tyre në shërbim të projektit, si dhe z. Sherif Dakaj që me blerjen e këtyre pikturave ka ndihmuar projektin tonë.
Falënderojmë të gjithë donatorët të cilët me kontributin e tyre po e mundësojnë realizimin e këtij projekti fisnik.
Falënderojmë Rrjetin e Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qëndrore që kanë sponzoruar sallën për këtë koncert si dhe për kontributin e tyre të veçantë në organizimin e këtij Koncerti.
Falënderojmë z. Rexhep Berisha dhe z. Kujtim Krasniqi të cilët kanë sjellë verë e pije të ndryshme nga Kosova dhe kanë bërë sponzorimin e një pjese të tyre.
Falënderojmë të gjitha shoqatat që kanë ndihmuar në organizimin sa më të mirë të këtij koncerti, veçanërisht falënderojmë shoqatën “Bashkimi” nga Uster të cilët kanë ofruar krejt kapacitetin e tyre në funksion të mbarëvajtjes së këtij koncerti dhe kanë sponzoruar ujin “Lajthiza”.
Falënderojmë portalin albinfo.ch, prointegra.ch dhe albradio.ch të cilët i kanë dhënë jehonë të fuqishme këtij eventi.
Gjithashtu falënderojmë edhe z. Skender Hajdari për mbështetjen grafike në mbarëvajtjen e punës sonë si dhe shtypshkronjën Flexiprint për shtypjen falas të materialeve informuese për shoqatën “Hora e Skënderbeut”.